I digjet gjatë natës makina biznesmenit të tregtimit të naftës në Lezhë
Një makinë është përfshirë nga flaket rreth orës 04:00 të mëngjesit pranë bordit të kullimit në Lezhë.
Makina është pronësinë e Ndue Pjetrushi (i njohur si ‘Noshi’), biznesmen i cilit merret me tregtimin e naftës Shqipëri-Kosovë.
“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 56 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies”- njofton policia.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të biznesit të tij, apo është ndonjë defekt teknik.
Mësohet se në zonë ka kamera sigurie dhe pranë shtëpisë së tij, por prej ditësh nuk funksionojnë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me ngjarjen e ndodhur.