I doli emri në listën e “Aktiv1stit”, kreu i KLP: S’e kam përdorur atë aplikacion
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka reaguar menjëherë në lidhje me lajmin që qarkulloi se ai ishte pjesë e aplikacionit të Partisë Socialiste, “Aktivisti”. Balla pohon se nuk e ka shkarkuar apo përdorur ndonjëherë aplikacionin në fjalë dhe se nuk e ka as idenë për çfarë shërben kjo lloj platforme.
Reagimi i plotë
Kryetari i KLP-së zoti Alfred Balla sqaron gjithë gazetarët e medias në lidhje me citimin e emrit të tij në të ashtuquajturën listë të aktivistëve të Partisë Socialiste.
Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson.
Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.
Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të.