I doli emri në përgjimet e Sky që fliste me shefin e Krimeve për votën, Myrrizi: As nuk shqetësohem hiç fare

Në përgjimet e aplikacionin ”Sky ECC” ishte dhe emri i ish-deputetit Myslym Murrizi. Shefi i Krimeve në Komisariatin nr 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, u kap në përgjime duke kërkuar vota për Murrizin, mirëpo kjo për ish-deputetin nuk është aspak në shkelje të ligjit. Vetë Murrizi tha se e vlerëson Gjonin, sepse i premtoi që do i jepte votën dhe sot e zbuloi se një gjë e tillë rezultoi të ishte e vërtetë.

“Emri im del si për mirë si për keq, se unë nuk mbyll dot gojën. Kam dy vjet që nuk flas me Dedanin, dhe kam kujtuar se më ka gënjyer se më dha llafin se do të votoj për ty, sot e vlerësoj shumë që paska kërkuar votë për mua, iu ka kërkuar votë dy emigrantëve, njëri i ka thënë nuk ia jap se është tradhtar i demokratëve.

Ai paska qenë tradhtar, tjetri ka dhënë më pëlqen vetë, nuk ka pasur nevojë për të. Nuk ndihem i shqetësuar, po hiç fare, unë kënaqem kur shoh kërmij që mendojnë se po më bëjnë pis, unë do isha shumë i kënaqur nëse të gjithë shefat e policisë do votonin për Myslym Murrizin, as s’kam vjedhë, as s’kam vrarë, as s’jam tutor, as trafikant”, tha Murrizi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP