I dyshuar për tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë.

Sipas avokatit mbrojtës, provat e grumbulluara prej tyre u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Vendimi u apelua një ditë pasi u caktua masa ‘arrest me burg’ për Arlen Hasanajn.

Provat qe kemi dorëzuar qe ne gjyqin e shkuar u morën në konsideratë kësaj radhe dhe u kryen te gjithë akt-ekspertizat për çdo dyshim qe kishin në lidhje me shenjat e gishtërinjve, plagës në dorë etj. Gjithashtu u konfirmua nëpërmjet pamjeve filmike se Hasanaj ne momentin e ngjarjes ndodhej në një zone tjeter pasi u rakorduan iteneraret. Gjykata e shkalles se pare vendosi te pranonte provat“, tha avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?