I fejuari i vdiq pas aksidentit në krocierë: Ekipi i shpëtimit mbërriti vonë

Sonia Mercato, e fejuara e turistit italian 33 vjeçar, Matteo Sartori, i cili vdiq 5 ditë pas u aksidentua në kroçera rreth 20 milje larg Durrësit, thotë se i fejuari i saj vdiq për shkak të mos dhënies në kohë të ndihmës në Shqipëri.

Duke qenë se nuk kishte mjete të përshtatshme për fluturim gjatë natës, anija u drejtua drejt portit të Durrësit dhe Marko më tej u transportua nga një anije patrullimi për transport mjekësor.

Gjatë natës, ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u vendos në kujdes intensiv për gati tre ditë. Pastaj, prindërit e tij e transferuan në spitalin Sant’Antonio në Padova me një fluturim që ndaloi në Brescia. Sartori, mbërriti në Itali në gjendje të rëndë për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mediat italiane ajo është shprehur: “Në Shqipëri nuk kanë pajisje për t’u marrë me këtë lloj emergjence. Ata nuk arritën të vinin dhe të merrnin Matteon me një helikopter dhe u humb shumë kohë. Ne u lamë të vetëm në det. Ai ishte një person i mrekullueshëm, i pëlqyer dhe i vlerësuar. Që kur fatkeqësia ndodhi, nuk mund të fle më në shtëpinë tonë dhe kam shkuar te prindërit e mi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sonia tregon më tej se i kanë dhuruar organet e Matteos, ndërsa datën e funeralit nuk e kanë përcaktuar akoma.

Si ndodhi ngjarja- Dy të dashuruarit ishin duke ngrënë darkën e fundit në udhëtimin e tyre të planifikuar me kroçerë me 10 shtator 2019, kur Matteo duke ngrënë karkaleca preu lehtë gishtin. Ai u ngrit menjëherë nga tavolina dhe vendosi të shkojë në kabinë për të vendosur një ankerplast (manikotë).

Por duke qenë se i riu italian  vuante nga emofobia, sapo pa gjakun në gisht u ligështua, duke u rrëzuar nga shkallët e anijes. Gjatë aksidentit ai përplasi kokën duke marrë fraktura të mëdha në kafkë dhe humbi vetëdijen.

Pas pesë ditësh dramatike, ai vdiq në spitalin e Padovas. Dhe Sonia është e dëshpëruar dhe plot zemërim: “Ekipi i shpëtimit mbërriti vonë”.

“Matteo dhe unë do të martoheshim. Në vend të organizimit të dasmës do të më duhet të shkoj në funeralin e tij. Kjo është diçka e pakonceptueshme” thotë Sonia e dëshpëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?