I fiksuar pas motorëve, ky është shqiptari që shua në aksidentin tragjik në SHBA

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me dije bëhet se 52-vjeçari shqiptar është përplasur nga një kamion plehrash.

Ai ishte duke udhëtuar me motor teksa kamioni e përplasi. Shqiptari që ka humbur jetën quhet Nuri Kloshi. Ai ishte nga Dibra dhe ishte i fiksuar pas motorëve. Familjarët e tij janë të tronditur nga kjo ngjarje.

Kurse shoferi që e ka përplasur 51-vjeçari Jonathan Lacher ka bashkëpunuar me policinë dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes.

Djali i ka bërë një dedikim prekës për të atin e tij në rrjetet sociale. Ai ka shkruar:

Për këto që e lexon këtë them me zemër të thyer se babai im u përfshi në një aksident tragjik rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17. Ai për fat të keq ka humbur jetën për shkak të kësaj. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe do ta duam. Unë të dua shumë babi dhe e di që ti po i shikon të gjithë, si engjëllin që je. Pusho në paqe babi me nanën.’’
I biri ka postuar edhe disa foto të të atit, ku dallohet qartë se sa i donte ai motorët.

 

SHKARKO APP