Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“I forti” i dënuar me 25 vite burg. Rruga si gjyqtari i fali 5 vite: Ka babanë vetëm

Aktualitet E hënë, 20 Janar 2020 18:51
“I forti” i dënuar me 25 vite burg. Rruga si gjyqtari i fali 5 vite: Ka babanë vetëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Janari do të mbahet mend gjatë si muaji i lirimit të të fortëve. Sardian Sulejmani, një tjetër anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, është liruar nga qelitë e burgut të Fierit por që prej tetorit 2019. Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë.

Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale. Sulejmani prej 3 muajsh qëndron i lirë, pasi në muajin tetor gjyqtari Piro Sota, ka vendosur t’i pranojë kërkesën për lirimin me kusht Sulejmanit, duke i falur këtij të fundit masën e dënimit të mbetur prej 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim. Gjykata e Fierit ka argumentuar se kjo masë dënimi e mbetur duhet të vijojë të shlyhet në periudhë qëndrimi me kusht nga ky i dënuar. Si kusht gjykata vendos për Sardian Sulejmanin që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në argumentimin e lirimit me kusht të këtij të dënuari gjyqtari Sota thotë se “arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari Sulejmani është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri”. Gjyqtari Sota ka nënvizuar se nga Njësia Administrative nr.2 Bashkia Fier, është lëshuar një akt-mirësjellje, ku evidentohet fakti se: Familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë Sardiani dhe Barjami. Babai, Bajrami jeton i vetëm pasi Sardiani i biri, ka vite që ndodhet ne burg. Kjo familje është banore e lagjes Konferenca e Pezës, Njësia Administrative nr.2 Fier dhe gëzojnë respekt në komunitetin ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit në 12 nënëtor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999. Prokuroria e Fierit e ka apeluar vendimin dhe pritet që çështja të gjykohet në Apelin e Vlorës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rasti që ka sjellë më shumë reagime ditët e fundit është ai i Endrit Dokles. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ishte Gjykata e Krujës që prishi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe vendosi lirimin e tij. Lulzim Caka, një tjetër personazh i njohur i vitit ‘97 u lirua nga Gjykata e Elbasanit. Ai akuzohej për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1999. Gert Gjinerari la burgun e Drenovës në shkurt të vitit të kaluar. Ai akuzohej për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano. Elidon Kotorri, autor i një vrasjeje të trefishtë në fillim të viteve 2000 në Tiranë u lirua në gusht të 2019. Ai herë pas herë kishte përfituar nga amnistia dhe vuajta 20 vite burg. Viktor Ymeri, pjesëtar i ish-bandës së Gaxhait, në Vlorë la burgun në fund të vitit të kaluar, duke përfituar nga lirimi me kusht. Genc Tafili, i dënuar me 25 vite për vrasjen e Arben Zylyftarit, u lirua nga Gjykata e Krujës me vendim të gjykatëses Enkelejda Hoxha, e njëjta që firmosi edhe për Endrit Doklen.

Mund t'ju interesojë

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 6 orësh
Policia zbarkon në Vlorë

Policia zbarkon në Vlorë

Para 8 orësh
Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Para 8 orësh

Ajo që bie në sy thuajse në të gjitha këto vendime është fakti se të gjithë këta të dënuar për vrasje, plagosje, trafik droge e të tjera vepra të rënda penale, çuditërisht brenda qelive kanë një sjellje shembullore. Të paktën ky është një nga argumentet ku gjyqtarët mbështesin vendimet e tyre.

Etiketat e lidhura

25 vite burgSardian Sulejmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 5 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 6 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 6 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 7 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 5 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 19 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 7 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 10 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.