“I frymëzuar nga Playstation”, shqiptari vret rusin me plumb në kokë

Një shqiptar akuzohet se ka vrarë një 20-vjeçar rus në Itali. Martin Gjeloshi, dyshohet se ka vrarë shokun e tij rus, Andrey Goncharov.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë në afërsi të Ravenës.

Sipas hetimeve, një mik i përbashkët i ka ftuar të rinjtë në shtëpinë e tij bashkë me dy shokë të tjerë.

Pasi ka mbërritur në shtëpinë e shokut, Gjeloshi e ka pritur atë të përfundonte një lojë në Playstation.  

Ngjarja, të cilën dëshmitarët e përshkruajnë si spontane, erdhi pasi Gjeloshi ia ka drejtuar armën shokut të tij me idenë se ajo nuk ishte e mbushur.

Shkrepja fatale i ka marrë jetën në vend 20-vjeçarit rus, pasi nga shkrepja në distancë të afërt, plumbi e ka prekur rusin në pjesën e tëmthit.

Policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë tip Beretta, e cila më pas rezultoi e vjedhur.

Autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici, pak pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP