I ftohti siberian, me ngrica e temperatura nën zero, hyri në Shqipëri

Nga mesnata e shkuar (22 janar) moti siberian hyri në Shqipëri, temperaturat janë nën zero. Sot dhe ditët e javës tjetër priten të jenë me diell por shumë të ftohta.

Ndërkohë temperatura sot në Tiranë nuk kalon 7 gradë, kurse me e ulëta arrin në minus 6 gradë. Në zonat bregdetare minus 1 dhe me e larta 8 apo 9 gradë. Ndërsa në zonat malore termometri minus 12 gradë dhe më e larta 2 gradë.

Dita më e ftohtë e javës që vjen do jetë mes të martës pasdite dhe mërkurës në drekë ku parashikohet në Tiranë deri në minus 8-10 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse temperaturat më të ulëta në Kukës dhe Pukë ku parashikohet deri në minus 18-20 gradë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Korça nuk do të mbetet prapa, deri në minus 12 gradë.

Agjensia Kombëtare e Emergjencave, Ministria e brendshme, ministria e mbrojtjes dhe ministria e transportit porosisin që të kihet kujdes udhëtimi gjatë këtyre ditëve kur udhëtohet me automjete. Duhet patjetër me goma me zinxhirë dhe shpëjtesi minimale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?