I fundit te Kushtetuesja në “sitën” e Vettingut, problemet dhe shoqërimi me një të dënuar

Ka nisur në orën 12:00 seanca dëgjimore për gjyqtarin Gani Dizdari, i cili është i fundit gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese që kalon në sitën e “Vetting-ut”. Gjyqtari nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.

Trupi gjykues përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Ne lidhje me pasurinë, ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe  nuk ka kryer deklarim të rremë.

“Subjekti ka deklaruar apartament banimi 94.7 metra katrore i privatizuar, apartament banimi në Gjirin e Lalezit, tokë arë në Bathore,” u konstatua në KPK.

Swiss Digital Desktop Reklama

KPK ka analizuar faktet se deklarimi i subjektit perputhet me te ardhurat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në lidhje me një apartament të blere nga ish-bashkeshortja rezulton se nuk ka patur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e këtij apartamenti. Gjyqtari Gani Dizdari ka probleme me pasurinë e së bijës. Vajza e Dizdarit ka blerë një apartament 73 mijë euro. Vajza deklaron se ka marrë 2 hua për apartamentin. Personat që i kanë dhënë hua, pa të ardhura të mjaftueshme,” thuhet në KPK.

Gjithashtu, Komisioni konstatoi se “Dizdari ka kontakte të pa përshtatshme me shtetasin A.L. i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. U tha se Dizdari ka udhëtuar me makinën e shtetasit A.L. jashtë vendit. Por avokati i tij tha se ka lidhje familjare me këtë shtetas. /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?