I fyente rëndë të atin, 28 vjeçari i vë tritol autobuzit
Tiranë/Erion Duçka, pranon veprën. Shkak një konfikt i hershëm, ku paragjykimet, sharjet dhe ofendimet kishin rënduan gjendjen psikologjike të 28 vjeçarit
“E vrau sedra”, përdoret në gjuhë popullore. Kjo fjalë e urtë popullore vlen për autorin që vendosi një sasi të vogël tritoli, në një autobus funeralesh. Ngjarja u shënua të enjten, gjatë orëve të para të mëngjesit kur policia u njoftua se një autobus kishte marrë flakë. Situata që solli tmerrin për disa orë, ka një histori të trishtë, ku ofendmet dhe sharjet ishin bërë të përditshme. Me zbardhjen e dinamikës, policia ka bërë publike se shkaku për këtë lënie tritoli, mbetet një konflikt i hershëm. Autori i ngjarjes, tashmë Erion Duçka i vënë në pranga, ka pranuar përpara policisë gjyqësore se është ai personi që vendosi lëndën plasëse autobusit të një punonjësi të një agjencie funerale. 28-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme nga policia, ka shpjeguar se si e kishte vendosur tritolin autobusit në rrugën “Arben Minga”, pasi familja e tij prej kohësh u paragjykonte nga ky i fundit. Erioni e ka pranuar që gjithçka ka qenë në formë hakmarrjeje ndaj të atit të vet, i cili ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror por që ka pasur dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës. Drejtuesi i autobusit K.R dhe famija e 28 vjeçarit, jetojnë afër njëri-tjetrit, e që drejtuesi i autobusit shante babin e Erionit me fjalë fyese dhe ofenduese. Kjo situatë aspak e pranueshme, sipas Eronit ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore. Sasia e eksplozivit të vendosur në autobusin ka qenë e vogël dhe sipas hetuesve Duçka e ka kryer këtë krim për të kanosur pronarin e mjetit me të cilin prej disa kohësh mësohet se kanë pasur konflikte. Ndërkohë, policia e Tiranës ka bërë me dije se po heton dhe për mënyrën se si Duçka, ka gjetur lëndën plasëse dhe mekanizmin e krijimit të saj me fitil. Mbi të rëndon dyshimi se është lidhur me një grup kriminelësh që janë aktiv në tregtimin e bombave të telekomanduara. Shtetasi Erion Duçka dyshohet se menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t’u larguar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal.
Ngjarja
Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R”, thuhet në komunikatën zyrtare. Shtetasi Erion Duçka, dyshohet se menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal.
Motivi
Shtetasi Erion Duçka, para oficerëve të policisë gjyqësore gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm por gjithçka e ka një nisje. Këtë akt e ka kryer në formë hakmarrje ndaj të atit të tij, i cili ka qenë nëpunës i shërbimit informativ shtetëror dhe ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës. Duke qenë banorë në të vend me shoferin e autobuzit, shpesh ai i shante dhe ofendonte me fjalë fyese të atin e autorit të dyshuar, paragjykuese, e kjo ka vazhduar për një periudhë kohë të gjatë.
KOHA JONË SONDAZH

