I gjejnë pistoletë dhe drogë poshtë jastëkut, arrestohet shqiptari në Itali
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me armë dhe lëndë narkotike.
Në pranga ka përfunduar shqiptari me inicialet R.P 29 vjeç. Gjatë operacionit të policisë në banesën e shqiptarit në L’Aquila u gjet poshtë jastëkut një pistoletë dhe 130 gram marihuanë.
Sipas mediave italiane, operacioni i policisë është zhvilluar në agim duke mos i lënë kohë të riut të reagonte dhe të largohej.
Sipas policisë, shqiptari mund të burgoset për armëmbajtje të paligjshme dhe trafikim droge, ndërsa momentalisht është në arrest shtëpie.

KOHA JONË SONDAZH

