I gjendet kanabis në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Korçë
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Korçë, pasi kjo e fundit i gjeti sasi kanabisi me vete dhe në makinë. Për pasojë “Toyota” e tij dhe kanabisi u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.
Në pranga ka rënë J. L., 21 vjeç, banues në Korçë. Pasi u ndalua për një kontroll fizik në lagjen nr. 17, Korçë, 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël kanabisi.
“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

