I grabitën 350 milionë lekë, zbardhet dëshmia e avokatit Edmond Saliu

Avokati  nga Durrësi Edmond Saliu, ka deklaruar para grupit  hetimor  se nuk kishte dijeni sa para ishin në kasafortën që i vodhën brenda në shtëpi.

Fillimisht u fol për një shumë prej 35 milion lekë të reja, por në denoncimin që ai ka dhënë në policinë e Durrësit, kjo shumë nuk është deklaruar

Ngjarja ndodhi të premten e javës së shkuar në lagjen 4, megjithatë ngjarja është tentuar të mbahet e rezervuar nga familjaret e Saliut dhe policia e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë Vetë avokati që ka konstatatuar vjedhjen e kasafortës dhe më pas ka kërkuar ndihmën e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më kanë vjedhur 350 milionë lekë në lekë, valute si  dhe dollarë dhe euro, letra me vlerë.vAutorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës”, mësohet të ketë thënë Saliu (lexo këtu)

Ekspertët kanë vërejtur  se nuk kishte thyerje dhe as dëmtime të dukshme. Dera e blinduar e shtëpisë dyshohet të jetë hapur me çelës, ose me  një paisje e quajtur “paisja ruse” që blihet online dhe që hap pa dëmtuar me anë të vakumit

Me marrjen e denoncimit nga avokati Sula këtë të martë çështja është referuar në prokurori dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe gjetjen e autorëve. Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi ngjarjen e shënuar në qyetin bregdetar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?