I hedhin benzinë dhe më pas i venë flakën makinës së efektivit të policisë rrugore

Policia e Lezhës, bën me dije se automjeti i efektivit të policise rrugore i është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se një ditë më parë në vendin e quajtur “Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, punonjës i policisë rrugore dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë.

Nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Lezhe, digjet automjeti i efektivite te policise rrugore. Më datë 23.07.2017, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë, ku nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?