I humburi në det, ende nuk po gjendet dot

Forcat e Armatosura vijojnë operacionin e kërkim – shpëtimit të një shtetasi shqiptar, i denoncuar si i humbur në det.

Policia Kufitare ka kërkuar ndihmë tek Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila nisi për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është ngritur edhe një helikopter Cougari Forcës Ajrore, në ndihmë të operacionit të kërkim- shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni i kërkim – shpëtimit në det për shtetasin Adrian Jahaj vijon ende dhe është shtrirë deri në pjesën e Gjirit të Lalzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 06:00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat. Në distancën 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit dhe në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?