I infektuar me COVID, 65-vjeçari kapet duke tentuar të kalojë në Greqi

Një 65-vjeçar është proceduar penalisht pasi  i infektuar me COVID-19 ka tentuar të kalojë drejt Greqisë.

Autoritetet njoftojnë se 65-vjeçari akuzohet për  “Moszbatimin e masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë“.

“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, 65-vjeçari është gjobitur me 700.000  lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?