I izoluar nga koronavirusi, Brataj krijon poezi italisht dhe shqip në karantinë për infermierët

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, teksa ndodhet i izoluar pasi është infektuar nga COVID -19, ka krijuar një poezi për infermiërt.

Brataj ka vlerësuar rolin e tyre, duke kriejuar disa rradhë në shqip dhe në italisht dhe duke i falenderuar për punën e tyre.

Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t’ju ndihmoj?
Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.
Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s’kam nevojë.
Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.
Ti që ngre pacientin pa u ankuar se peshon.
Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.
Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.
Ti që çdo ditë dikush të qorton.
Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.
Ti që shumë herë kafetë na sjell.
Ti që fëmijët shpesh i abandonon.
Ti që familjen shpesh e harron.
Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.

INFERMIER/INFERMIERE TË QUAJNË!

Ne kemi vetëm një fjalë: JU FALENDEROJMË! ?????

Tu che rispondi al telefono: urgenza, come posso aiutarti?
Tu che dicci grazie anche quando ti offendono.
Tu che rispondi grazie anche quando ti dicono non ho bisogno.
Tu che rispondi: si dottore, ora la preparo.
Tu che alzi i pazienti senza lamentarsi quanto pesa.
Tu che i pazienti le cambi ogni giorno.
Tu che i pazienti ogni giorno le lavi e gli pulisci.
Tu che ogni giorno qualcuno ti sgrida.
Tu che il sudore dalla fronte pulisci in sala operatoria.
Tu che spesso il caffè ce lo porti.
Tu che i figli spesso abbandoni.
Tu che la famiglia spesso dimentichi.
Tu che ogni giorno mi stai a fianco.

INFERMIER/INFERMIERE TI CHIAMI!

Noi abbiamo solo una parola: VI RINGRAZIOAMO! ?????

Dr. Skender Brataj

SHKARKO APP