I jep 20 euro policit që mos i vendosë gjobë, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë
Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative me gjobë. Sipas policisë në pranga ka rënë Antonio Doksani, 23 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në hyrje të autostradës së Vlorës duke drejtuar mjetin e tij tip Volkswagen Golf 5 jashtë normave të lejuara të shpejtësisë. Pasi është ndaluar, 23-vjecari ka tentuar t’i japë 20 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor që të shmangte gjobën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Goditet një rast i mitdhënies!
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Më datë 23.01.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Antonio Doksani, 23 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në hyrje të autostradës së Vlorës, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Volkswagen Golf 5, ka tentuar ti japë 20 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po drejtonte mjetin jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.
/BW

