I kërkoi 200 mijë euro ish-deputetit, Policia kap 24-vjeçarin përmes një kurthi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe shantazhuar ish-deputetin e PS-së, biznesmenin Vladimir Kosta. Selman Totraku akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka kanosur biznesmenin për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Mësohet se ai i ka kërkuar 200 mijë euro me pretendimin se i ka prishur shtëpinë. Pas denoncimit të biznesmenit policia e Tiranës organizoi një takim të Selman Totrakut me biznemenin, sikur do të jepte paratë e kërkuara. Sapo kanë mbërritur në vendin e takimit i riu është arrestuar. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP