I kërkuan 300 mijë lekë për mospublikimin, si u ranë autorëve në dorë fotot nudo të gjimnazistes

Gjimnazistes se shantazhuar me video e foto intime nga 3 adoleshentë që dje u ndaluan nga Policia e Tiranës, iu vodh fjalëkalimi i profilit në FB në një qendër interneti, pasi kishte komunikuar me të dashurin e saj në Itali.

Vajza 19-vjeçare, me iniciale E.P., ka bërë një kallëzim më datë 25 mars të këtij viti, duke pohuar se disa persona të panjohur po i bëjnë shantazh për t’i publikuar fotot intime të saj.

Këto fotografi i ishin vjedhur nga profili i saj në “Facebook”, nga mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me të dashurin, i cili jeton në Itali. Në këmbim të mospublikimit të tyre, autorët kërkonin 300 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të kundërt, fotografitë e saj nudo, do t’i postonin në rrjetet sociale. Të dyshuarit, 19-vjeçari Sokol Kraja, i cili u arrestua në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe dy 18- vjeçarët E.S. e A.B., që u lanë të lirë, i bënin shantazh 19-vjeçares nëpërmjet adresave të ndryshme fiktive që kishin hapur në “Facebook”, shkruan Panorama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa burimet thanë se ata kishin arritur të futeshin në profilin e saj, duke i vjedhur fjalëkalimin në një qendër interneti pranë Rrugës së Dibrës, ku ajo kishte qenë para tyre, duke folur me të dashurin që kishte në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?