I kërkuari në Itali për prostitucion kapet në Dibër
Një 24-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Policia thotë se u ndalua Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar me 6 vjet burg”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.
Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

