“I kisha për shkollën e vajzës”, taksisti rrëfen tmerrin: Si më grabitën dhe më morën peng brenda lokalit

Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku u grabit dhe u dhunua nga 4 persona, taksisti Andi Vyshka.

Si autorë të ngjarjes u identifikuan Thanas Bejko 33-vjeç dhe Ertis Skilja 42-vjeç, përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij.

Ata kanë parë që taksisti Andi Vyshka kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur një shumë prej 2000 eurosh me vete, ia kanë grabitur dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me ta janë arrestuar dhe dy kamarierët e lokalit, të cilët kanë dhënë dëshmi të rreme përpara policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një komunikim me Fax News, Vyshka është shprehur se me lekët që kishte me vete do të paguante shkollën e të bijës.

“Jam grabitur me dhunë nga persona tek lokali. Më kanë mbajtur deri në 2 të natës peng, deri sa gjeta mundësi të lajmëroja policinë. 2000 euro më kanë marrë do paguaja shkollen e gocës”, është shprehur Vyshka.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, Policia vë në pranga autorët

Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin  vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e  autorëve, konkretisht shtetasit:

 Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?