I kthyeri nga Gjermania: Qe tmerr, na dhanë vetëm bukë e sallam

“Shkova për një jetë më të mirë atje, por atje kishte qenë më keq se këtu. Në Shqipëri është shumë më mirë, të paktën bukë e kripë. Tre muaj e 17 ditë s’e pamë gjellën me sy, vetëm bukë e sallam, 20 veta. Neve na kanë ndarë tre sheqera, dy kripë nga një gram, disa nukrema”.

Kështu ka rrëfyer për mediat, i kthyeri nga Gjermania, Astrit Guri, i cili për katër muaj e mbylli derën e shtëpisë dhe bashkë me familjen la Kukësin për të jetuar në Gjermani.

“Neve na kanë dhënë 327 euro dhe bukë, gjysmë speci të gjallë dhe një kastravec .. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve, edhe Serbia është më mirë se sa Gjermania”, shprehet ai.

 

SHKARKO APP