I kthyeri nga Siria, familja: I kanë bërë injeksion, na ka harruar

Pas shkrimit në AFP për luftëtarin Ervis Alinj i cili është kthyer nga Siria, kanë reaguar familjarët e tij.

Në një intervistë për News 24, babai i Ervisit, Hamdi Alinji thotë se djali nuk e ka parë që kur ai iku në Siri me Almir Dacin në 2012.

“E besojmë që djali ndodhet në Tiranë dhe ai nuk do rrinte kaq shumë kohë pa na takuar, por i kanë bërë injeksion për të na harruar. Ervisi u mashtrua që në fillim nga Almir Daci, vdekjen e të cilit nuk e besojmë, pasi është një sajesë nga familjarët e tij. Të kthyerit nga Siria thonë se Ervisi është gjallë, kërkojmë nga shteti që të na e sjellë djalin në shtëpi kudo që të ndodhet”, shprehet babai i Ervis Alinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vëllai i Ervis Alinj i bën apel që ai të kthehet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ta shoh Ervisin të gjallë, pastaj le të vdes”, shprehet Taulant Alinj nga fshati Leshnicë i Pogradecit.

 Në shkrimin e vet, AFP përmend Ervis Alinjin me emrin Yassin, ndërsa thotë se ai punon si kasap në Tiranë, pas kthimit nga Siria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?