”I lashë duke parë televizor dhe…”, dëshmia e nuses vrasëse

Vrasja e Salkie Hoxhallari, 73-vjeçe, dhe e të birit Olsi Hoxhallari 40-vjeç, fillimisht u raportua dhe u dyshua për një zjarrëvënie, por në fakt nuk rezultoi ashtu. Vrasja e Olsit dhe nënës së tij, e më pas djegia e tyre për të zhdukur gjurmët ka autore kryesore nusen e të ndjerit.

Por çfarë rrëfeu Hysnie Hoxhollari një ditë pas ngjarjes. ”Rreth orës 11:30 minuta e lashë tim shoq dhe vjehrrën duke parë televizor dhe kalova në dhomën tjetër për të fjetur. Nuk kam dëgjuar asgjë. Ndoshta nga ora 4 e mëngjesit më zgjoi një si zhurmë, pashë tym e flakë dhe thirra menjëherë komshinjtë për ndihmë”.

Hysnia tregoi asokohe edhe për orët përpara se të ndodhte tragjedia. “Atje në atë dhomë rrinim, unë u çova dhe shkova në shtëpi të vija djalin në gjumë. Kur ndjeva pashe që Olsi nuk ndodhej në krevat ata rrinin deri vone shikonin televizor ishte errësirë, dola hapa derën nuk hapej”, tregonte Hysnie Hoxhallari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?