I lë në dorë timonin e fuoristradës, fëmijës… shmanget tragjedia në Shkodër

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të hënë në zonën turistike të Razmës në Shkodër, e cila shumë kollaj mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Një qytetar kishte marrë përpara teksa po i jepte makinës fëmijën e tij të mitur, me idenë që t’I mësonte makinën duke I lënë nën kontroll timonin e automjetit.

Por  ka mjaftuar një moment dhe fakti se rruga ka qenë e pjerrët, që makina të kthehej përmbys duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e pasagjerëve në makinë. (të burrit dhe vajzës së tij 15 vjeçe, por edhe të dy fëmijëve të tjerë të mirur, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç).

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina është batuar pikërisht pranë derës së një hoteli, por fatmirësisht në ato instante nuk ka patur persona që kanë qenë pranë zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bilanci i ngjarjes nuk ka qenë tragjik pasi të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar me dëmtime të lehta, përveç vazjës së mitur e cila ka marrë plagë më të rënda, por që gjithsesi është jashtë rrezikut për jetën.

Përpos incidentit, edhe nxjerrja e të plagosurve ka qenë një punë më vete për shkak se automjeti është batuar dhe është bërë e vështirë që të dëmtuarit të dalin lirisht nga makina. Për të liruar nga “kafazi” të plagosurit janë thyer xhamat e makinës.(express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?