I mituri mbërrin i plagosur në spital, u aksidentua nga një mjet i paidentifikuar

Një i mitur ka mbërritur në Spitalin e Traumës mbrëmjen e kaluar i plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se “ka mbërritur i dëmtuar një këmbësor i mitur 11 vjeç, banues në Kamëz, jashtë rrezikut për jetën”.

Mësohet se i mituri është aksidentuar nga një mjet i paidentifkuar në rrugën “Muharrem Bajraktari”, në Kamëz. Pas aksidentit drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe drejtuesit.

SHKARKO APP