I mituri në Kukës në pranga, dyshohet për shpërndarje kokaine

Një 17-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Kukësit, pasi dyshohet se merrej me shitjen e lëndës narkotike kokainë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2”, i cili ka çuar deri tani në ndalimin e katër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Sipas njoftimit të Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, strukturat hetimore vijojnë zbatimin e operacionit, duke ndaluar edhe të miturin, banues në Kukës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari dyshohet të ketë bashkëpunuar me tre shtetasit e arrestuar më herët në kuadër të të njëjtit operacion.

Autoritetet bëjnë me dije se, në bashkëpunim me organin e akuzës, po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?