I mituri: Policët më dhunuan, nuk identifikova banorët e fotografuar në protesta
Një 17-vjeçar, ishte në mesin e të shoqëruarve nga Policia e Shtetit, për protestën e banorëve të ”Astirit” para Kuvendit. Në krah të kreut të PD-së, në ditën e 22 të protestës, i mituri tha se është dhunuar nga Policia gjatë shoqërimit.
I mituri u shpreh se në komisariat kanë ushtuar presion dhe dhunë fizike, duke i kërkuar me forcë të identifikojë persona të ndryshëm, të fotografuar nga uniformat blu përgjatë ditëve të protestave të tyre.
”Ka pasur dhunë fizike dhe psikologjike nga policia. Më morën veç, nxirrnin telefonin dhe foto, më thoshin e njeh këtë, e njeh atë. Jo i thoja. Më gjuanin me shpulla nga qafa dhe faqja. Kam qenë rrugës duke ardhur për shtëpi kur më kanë kapur. Nuk kanë ushtruar dhunë gjatë shoqërimit, thjesht u komunikova që jam 17-vjeç. Tek Drejtoria e Policisë pastaj ka qenë komplet gjë tjetër. Dhunë, futeshin 10 veta. Bënin sikur do më vrisnin. Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave dhe kanë qenë dy persona që më kanë goditur tek zyrat e veta. Më kanë goditur në nofull në momentin para kamerave dhe me shpulla në qafë dhe faqe tek zyrat. Ja thashë dhe avokatit. Një oficer dilte dhe u thoshte lëreni se na prish punë se është i vogëlÇÇ, pohoi ai.
Ai theksoi se në ditët në vijim, avokati do të padisë policët që e dhunuan në shkelje me ligjin.
KOHA JONË SONDAZH

