I morën peng dhe i vranë vëllanë, prokuroria letërporosi në Angli për kapjen e Astrit Prengës

Prokuroria dërgon letërporosi në Angli për ndalimin e Astrit Prengës, vëllain e Jan Prengës.

Letërporosia për Astrit Prengën vjen pas rrëmbimit dhe vrasjes së vëllait të tij më 17 janar në Kamëz.

Rrëmbimi i Prengës ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët.

Dyshohet se një nga vëllezërit e viktimës ka pasur disa konflikte kriminale në Britaninë e Madhe me rrëmbyesit për shkak të pazareve të drogës.

Ka dyshime se në rrëmbim janë përfshirë dhe dy grupe kriminale në Shkodër dhe Vlorë.

Astrit Prenga ka patur konflikte me shijakasit. Ai kishte dalë garant në muajin dhjetor të vitit të shkuar, që të priste një sasi prej 280 kg drogë në Britani në emër të porositësve, por edhe pse e ka nxjerrë drogën nga porti, sasia nuk ka shkuar në destinacionin e duhur.

Kësisoj në shenjë hakmarrje, banda i ka rrëmbyer të vëllanë për t’i bërë presion që të tregojë se ku e ka çuar drogën.

SHKARKO APP