I moshuari gjendet i pajetë në banesë, ja çfarë zbuloi policia
Një 91-vjeçar nga Vlora është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.P, i cili jetonte i vetëm. Po ashtu sipas policisë në trupin e viktimës janë konstatuar edhe dëmtime, për të cilat pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
Njoftimi i policisë
Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.