I moshuari i parë në Shqipëri që vaksinohet kundër Covid-19

Këtë të martë ka nisur vaksinimi edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën anti-covid kanë qenë disa të moshuar nga azili shtetëror i pleqve në Shkodër. Gjatë këtij procesi ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

”E kemi pas merak këtë punë, kështu që kushtet nëpër shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht dhe ajo që është e rëndësishme për ne është që ju të jeni mirë”, tha Rama.

Më herët, në ambientet e Pallatit të Sportit nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të Shkodrës. Po ashtu, do të vaksinohen edhe mjekët e infermierët nga spitali i Lezhës. Ministrja Ogerta Manastirliu, tha se të enjten do të nisë vaksinimi edhe në Vlorë. Ajo shtoi se ditët në vijim do të intensifikohet numri i të vaksinuarve

SHKARKO APP