I moshuari ndjehet keq teksa lahej në Qeparo, vdes gjatë rrugës për në spital

Vdes një 79-vjeçar nga Tirana i cili kishte shkuar me pushime në jug, në Qeparo. I moshuari ka qenë duke u larë në det, kur ka kërkuar ndihmë. Ndonëse pushuesit e rastit kanë hyrë që ta ndihmojnë, gjendja e tij ka qenë e rënduar.

“Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, gjatë rrugës ka ndërruar jetë”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.08.2017, në Sallën e informacionit të Komisariatit Himarë ka ardhur një telefonatë se në Plazhin e Qeparoit, Himarë, rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.

Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.
Kanë njoftuar stafin mjekësor të Spitalit të Himarës, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga verifikimi paraprak rezulton të jetë shtetasi I.R., 79 vjeç banues në Tiranë, dhe pushues në Qeparo, Himarë.

Shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën nga policia disa medikamente tensioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?