I nxehti afrikan prek Europën, temperatura deri 48 °C (VIDEO)

Kjo javë parashikohet të jetë një ndër më të nxehtat për pjesën jugperëndimore të Europës.

Temperaturat në Spanjë dhe Portugali këto ditë pritet të shkojnë deri në 48 gradë Celsius.

Masat ekstremisht të nxehta shfaqen duke kaluar nga vendet afrikane drejt Europës.

Autoritetet spanjolle njoftuan se kanë marrë masat e nevojshme për ta kaluar me sa më pak pasoja ketë situatë që pritet të vazhdojë deri ditën e diel.

Ekspertët këshilluan qytetarët që, ashtu siç çdo sezon veror, të rrisin konsumin e ujit të pijshëm dhe të shmangin daljen nga ora 9 e mëngjesit deri në orët e pasdites.

Ndonëse temperaturat e larta janë të zakonshme për sezonin në vende si Spanja dhe Portugalia, ato kanë prekur edhe vende më të freskëta siç është Gjermania, ku termometri i ka kaluar 39 gradë Celsius në disa rajone të vendit.

Shkencëtarët thonë se nxehtësia rekord e parë në pjesën perëndimore dhe veriore të Europës, këtë vit tregon për ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut, dhe mund të bëhet më e zakonshme në të ardhmen.

YouTube player

SHKARKO APP