I nxehti shkakton ankth dhe acarim tek çdo individ

Teksa vendi po përballet prej më shumë se një javë me temperatura të larta, psikiatrët ngrenë alarmin se i nxehti mund të shkaktojnë reagime psikologjike ku përjetimi i ankthit dhe acarimit janë disa prej atyre që hasen më shpesh në çdo individ.

Psikiatrja Irena Thoma tha në Euronews Albania se vapa shton nervozizmin dhe agresivitetin te njerëzit.

“Është parë që temperaturat e larta ndikojnë drejtpërsëdrejti në këto simptoma. Ndikon madje edhe në gjumë. Individët kanë pështjellime gjatë gjumit dhe zgjohen më të lodhur. Ndryshimi i sjelljeve që vihet re është parë një rritje e agresivitetit ose dhunës brenda familjes në këtë periudhë temperaturash të larta. Pra ka një ndikim psikologjik, qoftë edhe në sjelljen e individëve, SIPAS eksperteve të ISHP”, tha psikiatrja.

SHKARKO APP