‘I pafajshëm’ nga aksidenti tragjik, deputeti kthehet në lagjen ku është rritur dhe ja çfarë bën (Foto)
Është postimi i parë që bëhet në profilin e deputetit të Elbasanit, i cili pak ditë më parë u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën një person.
Bëhet fjalë për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili edhe këtë vit ka zgjedhur që të ndjekë të njëjtin ritual për festën e Kurban Bajramit, atë të therjes së 50 deleve.
“Me rastin e festes te Kurban Bajramit deshiroj tju uroj te gjitheve gezuar mbaresi dhe miresi per ju dhe per familjet tuaja. Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone. Duke shpresuar se kemi kenaqur sado pak keto shtresa ne nevojë dhe kemi kthyer buzeqeshjen e te pervuajtureve te lagjes ne te cilen jam rritur ju uroj edhe njehere nga zemra Gezuar Kurban Bajramin qofte i begate per te gjithe. Me respekt Aqif Rakipi.”, shkruan deputeti. /Gazeta Express/

