I pajetë në banesë, 25-vjeçari kunat i deputetit të PS

Një ditë më parë një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Roskovec. I riu Elsid Isufaj që dyshohet se vrau veten me pistoletë, rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialsite, në Qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Deputeti u martua pak javë më parë me motrën e viktimës.

Referuar burimeve policore, thuhet se i riu rezulton të ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga depresioni, gjë për të cilën shkonte edhe tek psikologu.

Pavarësisht të dhënave, një grup hetimor ka nisur që prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Deputeti Anduel Xhindi, në ditën e dasmës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?