I pakënaqur nga seksi, italiani merr peng prostitutën shqiptare

Një prostitutë shqiptare në Rubiera, provinca e Reggio Emilias në Itali, ka denoncuar një klient për dhunë e grabitje pas seksit në makinën e tij.

Klienti nuk e la të dilte nga makina, duke e kapur për flokësh e duke i marrë celularin dhe çantën, ku kishte 30 euro, për ta lënë më pas në anë të rrugës.

Vajza u ndihmua nga një kalimtar që njoftoi karabinierët.

Swiss Digital Desktop Reklama

E reja, 18 vjeç, u çua në spital ku u mjekua për dëmtimet e marra, ndërkohë që falë kamerave të rrugës që lexojnë targat u identifikua personi, një 34-vjeçar nga Mantova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndalimit, i akuzuari u mbrojt duke thënë se ishte i pakënaqur nga shërbimi i prostitutës, e cila nuk i ofroi një raport seksual komplet, por vetëm seks oral.

Ai pretendoi të merrte mbrapsht një pjesë të parave dhe shtoi se kur zbriti nga makina prostituta harroi të merrte celularin dhe çantën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?