I pari i këtij lloji në historinë e SHBA-së, 6 përgjigje për fajësimin e Trump

SHBA-të janë në një moment kritik, pasi fjalimi i zjarrtë i Donald Trump në një tubim pak para sulmit në Capitol, ishte në qendër të akuzës për fajësimin e tij. Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të fajësuar Trump me 232 vota pro dhe 197 kundër. 10-të republikanë u bashkuan me demokratët për të votuar për Impeachment, procesi me të cilin një organ legjislativ adreson akuzat ligjore kundër një zyrtari qeveritar. Ky proces shënon herën e parë në historinë e SHBA-së ku një president është fajësuar dy herë.

Për çfarë e fajësuan Trump-in demokratët?

Trump u përball me akuzën për “nxitje të kryengritjes”. Demokratët dhe një numër në rritje i republikanëve deklarojnë se ai është i papërshtatshëm për zyrën e presidentit dhe mund të bëjë akoma më shumë dëm. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se fajësimi ishte i nevojshëm pavarësisht nga numri i kufizuar i ditëve të mbetura në mandatin e Trump. “Kërcënimi i presidentit ndaj Amerikës është urgjent, dhe po kështu do të jetë veprimi ynë,” tha ajo. Hapi tjetër i procesit është që artikujt e fajësimit të dërgohen në Senat.

Sa republikanë mbështetën fajësimin?

10 republikane votuan kundër Trump-it. Në një krahasim, pesë demokratë votuan për të hequr nga detyra Bill Clinton në vitin 1998.

Si do të duket gjyqi i Senatit?

Dita e parë përfshin ardhjen e shefit të gjyqit të Gjykatës Supreme dhe betimin e Senatit. Dita e dytë ka të bëjë me vendosjen e rregullave të gjykimit. Pas kësaj, një gjykim tradicional do të kërkojë argumentet nga të dy palët. Ekzistojnë gjithashtu mundësitë e një gjykimi të shkurtuar me prezantime më të shkurtra.

Sa vota duhen në Senat për të fajësuar Trump?

Fajësimi vendoset me një shumicë prej dy të tretave të Senatit, pra 67 vota. Senati ka një ndarje 50-50 midis demokratëve dhe republikanëve dhe Kamala Harris ka edhe një votë shtesë. Pra do të duhet që 17 republikanë të votojnë kundër Trump.

A do të votojë ndonjë republikan kundër Trump?

Akuza është shumë më e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, Trump është fajtor për nxitjen e një kryengritje, ndryshe nga marrëdhëniet e komplikuara dhe të paqarta në Ukrainë që ishin subjekti i akuzave të para, të cilat nuk e shpallën fajtor.

Nëse Trump shpallet fajtor, a e ndalon kjo të kandidojë përsëri për president?

Jo. Sidoqoftë, nëse dënohet, Senati mund të vazhdojë me një votim tjetër për ta bllokuar atë të kandidojë për president përmes amendamentit të 14. Miratuar pas luftës civile në SHBA, amendamenti thotë se askush nuk duhet të mbajë funksione në SHBA nëse “ka qenë i përfshirë në kryengritje ose rebelim” kundër SHBA-së gjatë kohës kur ka qenë zyrtar i zgjedhur.

SHKARKO APP