I penduar në gjyq, grabitësi që vrau 54-vjeçarin: I kërkoj falje popullit dhe…(Video)

Në foto viktima: Agur Vrenozi

Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, dy prej autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier nuk kanë folur fare në seancën e sotme në Gjykatën e Fierit, ku u dha vendimi për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

DASHAMIR GERGALI
fier grabitesit duke dale nga gjykata 1

Swiss Digital Desktop Reklama

I vetmi që ka belbëzuar diçka dhe më pas ka heshtur ka qenë Lulëzim Demiraj, 43-vjeçari që akuzohet se ka qëlluar me automatik duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Ai ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

ZINI FYRAJ
fier grabitesit duke dale nga gjykata

Më pas ata kanë lënë gjykatën e Fierit, duke dalë me radhë, i pari Zihni Fyraj, i dyti Dashamir Gergali dhe i treti Lulëzim Demiraj. Gazetari Ervis Kuci ka siguruar pamjet për “BalkanWeb” nga ky moment, teksa Demiraj del me kokën ulur dhe mënjanë nga Gjykata, i akuzuar për “Vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?