I përfshirë në vrasjen e të riut grek, dorëzohet në Korçë 20-vjeçari shqiptar

Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë.

I riu shqiptar, R. Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej.

Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu R. Demirasi kishte kërkuar të dorëzohej vetë, duke u kthyer në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik, ku shqiptari vrau 19-vjeçarin Alqis Kambanu.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI I POLICISE
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?