I plas kapsolla në dorë, plagoset djali i drejtorit të OSHEE-së

Edhe pse të ndaluara nga policia, një fëmijë 9-vjeçar është plagosur lehtë pasi i ka plasur një kapsollë në dorë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozare raporton se fëmija, U.T, është djali i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd. Ai ka qenë duke luajtur në afërsi të banesës kur ka pësuar dëmtime në dorë nga shpërthimi i kapsollës që donte të hidhte, por kapsolla i ka plasur në dorë. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në spitalin e Librazhdit, por më tej është transportuar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?