I prekur nga Covid-19/Mjeku nga Dibra e Madhe: Po pi ujë, frikë veç për…

Në mesin e të prekurve nga Covid-19, është edhe mjeku nga Dibra e Madhe, Arben Agolli i cili u diagnostikua bashkë me një mjek dhe një inferemiere. Ai rrëfen se masat mbrojtëse të përdorura në klinikën e tyre ishin shumë të thjeshta vetëm maskë, doreza dhe kapele dhe nuk bëhej fjalë për masa më të sofistikuara. “Derisa në punë jemi në linjën e parë të frontit me të sëmurët, pavarësisht kujdesit që tregojmë kjo mund të pritej”, tha për “euronews”.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse kishte frikë, ai u përgjigj se i druhej vetëm fatit të nënës së tij të moshuar. “Jo nuk kam frikë, për vetë faktin se është një virozë, kemi pasur edhe viroza të tjera. Nga janari deri në 5 mars në spitalin tonë kemi pasur 3 mijë vizita për viroza, unë më shumë shqetësohem për fatin e nënës sime që është moshë e thyer, për të tjerat jo”.

Për më tepër, mjeku rrëfeu se në kushte shtëpie ishte duke marrë vitaminë D3, vitamina C dhe sidomos ujë, që siç tha është ilaçi më i mirë, duke qenë se virusi prek shtresën epidermale të bajameve dhe mund të largohet me anë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?