I presim turistët me flamur të shqyer (fotolajm)

Ky është flamuri që të mirëpret sapo futesh në Portin e Sarandës.

Bëhet fjalë për një flamur të shqyer.

Në fakt ky nuk është një problem edhe aq i madh, por ndonjëherë detajet bëjnë diferencën.

Denoncimi për flamurin është bërë në portalin Nisma #Thurje.

“Ky është flamuri që të mirëpret i pari sapo dikush prek tokën shqiptare.

Ju lutem, sepse duhet diskredituar një rast i tillë fyes.

Të huajt që vijnë dhe prezantimi i parë me Shqipërinë është kjo leckë e grisur që përfaqëson flamurin tonë.

E turpshme!

Për një gjë kaq të thjeshtë dhe që kushton kaq pak, ul imazhin e gjithë vendit,” shkruan Besmir Qerimi.

SHKARKO APP