I pret motrës me gërshërë gishtin e unazës, arrestohet vëllai
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 02:51
Një 33-vjeçar nga Tirana, Leon H. u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia, pasi e goditi me grusht motrën e tij E.H., 39 vjeçe.
Por kjo nuk ishte e gjitha. Pasi e ka dhunuar motrën, Leoni i është vërsulur me gërshërë dhe e ka plagosur në gishtin e mesit dhe të unazës.
Mbi të rëndojnë akuzat për dhunë sipas nenit 130/a të Kodit Penal.

