I prishet pallati në Durrës, pedagogu shpërthen ndaj kryeministrit: Edi Rama, Zoti pastë mëshirë për ty!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e shkatërrimit të një pallati në zonën e Durrësit, që sipas tij ishte ndërtuar në dy vitet e fundit. Përmes një denoncimi të pedagogut Endri Ndrejaku, mësohet që pallati që është shkatëruar ndodhet në lagjen 17 në Durrës.

Postimi i Berishës:

Durres, ky eshte pallat i perfunduar dy vite me pare!

Qytetari dixhital denoncon me indinjate te thelle shtetin e mafies si pergjegjes direkt per rrenimin e jetes se tij.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Zoti Berisha,
jam banor i pallatit JEDAS lagja 17 Durres. Si mund te ket shtet qe koalidon kete pallat. Kemi dal mes 4 rrugeve e gjithe pasuria ime ishte kjo shtepi. Jam Endri Nderjaku pedagog i gjuhes gjermane. Vazhdoj e i them vetes pse nuk iken ne gjermani. Po a ka shtet qe na mbron. Ku ndertuesit ndertojne disa plehra e na i shesin si te mira. Kam nje vajze 2 vjeçare dhe nusen shtatzene ne pritje per te lindur.

Fal Zotit kemi te afermit se shteti ka kohe qe ka vdekur bashke me te gjith Shqipetaret. Po si mund ti taksohet kosovarit qe vjen per te na dhene ndihme? Edi Rama me kufirin qe i ke vene Shqiptareve ne Kalimash , Zoti paste meshire per ju. Zoti na fali jeten ne kete dite te zeze. Zoti i bekofte Shqiptaret, Zoti bekofte Shqiperet dhe Kosovaret.

SHKARKO APP