I quajti këngëtaret ku… Pendohet Gjergj Leka

Kompozitori Gjergj Leka reagon pas deklaratave të këngëtares Lindita Theodhori dhe disa artistëve të tjerë. Leka ka kërkuar falje ndaj Theodhorit dhe Parashqevi Simakut, duke u thënë se janë bërë pjesë e diskutimeve të masës këto ditë, jo për faj të tij.

“Më në fund kuptova që kam miq e ke armiq..mjaftuan disa tituj të gabuar në një gazete për të “zgjuar” urrejtjen që disa kanë ndaj meje dhe jo ndaj fenomenit! Edhe kur dikush thotë të vërtetën por ama pa cenuar emra të përveçëm, janë gati plehrat dhe të paaftët që t’iu jepet mundësia të shthuren e ta ndjejnë veten fitimtarë mbi djersën e dikujt tjetër që në jetën e tij vetëm tha vetëm të vërtetën që nuk i pëlqeu askujt! Janë pikërisht ata që dështuan në jetë dhe nuk u bënë kurrë si unë! “, shkruan Leka.

Ai u kërkon falje këngëtareve duke u dhënë edhe respektin e tij. “I kërkoj falje Parashqevisë dhe Linditës që pa dashje u bënë objekt diskutimi i masës por jo nga unë! Do ta jap përgjigjen time në ekran në datën 13 shtator dhe do flas edhe për “Të mjerët” që duke përdhosur emrin tim e të familjes treguan sa legena e mosmirënjohës ka Shqipëria! Respekt figurave dhe ikonave të muzikës shqiptare!”, përfundon Gjergj Leka.

Lexoni deklaratën e Gjergj Lekës dhe lajme të tjera për këtë argument: 

Gjergj Leka: Kishim këngëtare të zgjuara dhe kurva

Flutura Açka: Një mesazh për burrat kurva

 

Plas sherri mes artistëve

SHKARKO APP