I riu “fundos” 65-vjeçarin, i boshatis llogarinë bankare, paratë i lë në kazino
Një i ri nga Dibra është ndaluar e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për vjedhjen e një çante, brenda së cilës kishte karta krediti.
Policia sqaron se “27-vjeçari Muharrem Peti ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin shtetasit R. B. 65 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka bërë kallzim për humbjen e kësaj çante.
Gjithashtu më datë 11.08.2017 dhe 12.08.2017, shtetasi Muharrem Peti , ka përdorur këto karta krediti duke tërhequr nga bankomati i një banke, shumën prej 100.000 lek të reja, shumë të cilën e ka shpenzuar duke luajtur në kazino”.
Materialet për 27-vjeçarin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

