I riu i del përpara 30-vjeçares te Kthesa e Kamzës dhe e përdhunon

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi ndaj tij ka një denoncim për përdhunim. I riu me inicialet G. Gj, i ka dalë përpara një 30-vjeçareje dhe ka abuzuar me të seksualisht.

Vajza e përdhunuar i është drejtuar Komisariatit të Policisë për të bërë denoncimin. Duket se vajza ka njohje me të riun, por nuk dihet pse ai ka abuzuar me të.

30-vjeçarja me inicialet T. K tha se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë. Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në prokurorinë e Tiranës dhe i riu është shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?